
N & P & H Studio Ligjore
Ju ftojmë të na shkruani për problemet tuaja, për padrejtësitë që ju bëhen në jetën e përditshme, për çështjet e legjislacionit, për korrupsionin, trajtimin dhe zgjidhjen nëpërmjet studios ligjore.
INSTITUTI (I.R.I.P.V.H.L)
INSTITUTI PER REHABILITIMIN DHE INTEGRIMIN E PERSONAVE QE KANE VUAJTUR APO VUAJNE DENIMIN ME HEQJE LIRIE BRENDA DHE JASHTE VENDIT ESHTE THEMELUAR ME VENDIM TE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TIRANE, ME NR. 216 DATE 09.06.2005, E CILA KA BERE RREGJISTRIMIN DHE NJOHJEN E KETIJ INSTITUTI SI PERSON JURIDIK
OBJEKTI I VEPRIMTARISE SE KESAJ QENDRE DO TE JETE:
- Të punojë për reformimin, rehabilitimin dhe integrimin e personave që vuajnë apo kanë vuajtur dënimin me heqje lirie.
- Të asistojë në të gjitha procedurat ligjore të personave të ndaluar apo që vuajnë dënimin etj etj.....
DREJTORI EKZEKUTIV ESHTE JURISTI DHE AVOKATI I NJOHUR, BASHKIM NIKOLLA
Misioni i këtij instituti është domethënës dhe i veçantë. Ai merret me problematikën e atyre çështjeve që në konceptimin e tij konsiderohen mjaft të mprehta dhe delikate, trajtuar këto jo në këndvështrimin që i shikojnë institucionet shtetërore. Këndvështrimi i këtij instituti lidhet dhe përfshin drejtpërsëdrejti jetën, personalitetin, e ndërgjegjësimin e personit ndaj një gabimi apo faji të kryer. Ai në fokus të veprimtarisë së tij ka gjithashtu dënimin dhe masën e tij në lidhje me shkallën e fajësisë. Ky institut i kushton vëmendje rehablitimit dhe integrimit në shoqëri të personave të dënuar për ti bërë pjesë të respektimit të normave të shoqërisë dhe forcimit të shtetit të të drejtës në një vend demokratik.
Tel. 04 259 - 759
04 259 - 453
Adresa: Rruga "Reshit Collaku", Pall. 6 Katësh, Kat II, pas Postës Qëndrore
Tiranë
E Diele, 18 Qershor 2006