STUDIMI
Studimi i shumėpritur, “Enciklopedia e Kurveleshit”
Nga Veledin Abazi Kėto ditė doli nė qarkullim studimi i shumėpritur Enciklopedia e Kurveleshit. Autorėt Nasip...
ne brendesi
STUDIMI
Autobiografia e De Radės
Formulimi autobiografi, jo vetėm si zhanėr nė aspektin formal, por edhe pėr nga teknika, mandej retrospektiva etj., e...
ne brendesi
Reklama
Instituti për rehabilitimin dhe integrimin e personave të dënuar (I.R.I.P.D)
N & P & H Studio Ligjore Ju ftojmë të na shkruani për problemet tuaja, për...
ne brendesi
 
  RUBRIKA
  Suplement
 

Gjeniu, Ennio Morricone (Gjatė vizitės sė kompozitorit tė famshėm nė Ohėr)

Nuk di si ta pėrshkruaj shkuarjen nė Ohėr pėr ta shikuar e dėgjuar,

thjesht shijuar muzikėn e Moricone-s.



Asnjė fjalė, fjali apo mbishkrim nė gjuhen shqipe s'pame nga kufiri gjer ne Ohėr.



U ndala nė Strugėn time pėr tė pirė njė kafe buzė Drinit. Nga altoparlantėt e tarracės sė kafenesė dėgjohej zėri i njė kėngėtari qė quhej Meda (e qė uronte dasmorėt) ndėrsa nga veturat e shumta e tė shtrenjta e me dritare tė hapura dėgjoheshin Dani, Afrimi e tė tjerė "mbretėr" muzike tallava. Ndėrsa nė gazetėn "Express" thuhej se "Zambaku i Prizrenit" qė bėrė pėr pėrfitime financiare (para) e pėr ta shpėrblyer Ministrin e Kulturės se njėrės Qeveri, asaj Thaēi.



Kėrkova llogarinė nė lokalin shqiptar, kamerieri i se cilit me solli "fiskalna smetka" nė tė cilėn shkruante: kafe - 30 denari, blagodaram, danke, thank you…dhe nėn njė figurė tė buzėqeshur dielli shkruante me shkronja cirilike: da kupuvame makedonski proizvodi / za naseto dobro / made in Macedonia (tė blejmė prodhime maqedonase / pėr tė mirėn tonė / prodhuar nė Maqedoni)…



Gjatė rrugės 14 km Strugė - Ohėr, i flisja Violes (sime bije) pėr Moriconen e muzikėn e tij. Pėrveē qė ishte kompozitor ndėr mė tė shquarit, ai kishte bėrė muzikėn e shumė filmave me tė cilėt jam rritur ndėr vite (e qė ca nga ata filma i kisha shikuar sė bashku me time bijė 10 vjeēe). Sivjet fitoi edhe Oscar-in pėr vepėr jetėsore. Ndėrsa ajo mė pyeste pse ekziston kufiri mes shqiptareve…



Sonte, mė 12 Korrik, Gjeniu Morricone do tė performojė nė Ohėr. Ē'e kishte sjellė kėtu, nė Ohėr, nė Amfiteatėr (Arenė)? Cili ishte motivi. Paraja, s'e besoj. Marketing, s'e besoj akoma mė shumė.



Koncerti duhej tė fillonte nė orėn 21.00. Nė 21.30, nė Arenė (Amfiteatėr) erdhėn Z. Bamir Topi - Kryetari i gjysmės sė atdheut tim, Z. Fatmir Sejdiu - Kryetari i gjysmės tjetėr tė atdheut tim, dhe Z. Ivanov - Kryetari i shtetit (nė tė cilin ndodhet qyteti i Ohrit) qė ka mbi 30 % te popullatės shqiptare e i cili se kishte ftuar njėrin Kryetar tė gjysmė atdheut tim nė ceremoninė inauguruese.

Pak mė lartė e pak mė larg, ndodhej edhe Ministri i Kulturės sė Kosovės, e qė qe personazh i shkrimit tė gazetės, e qė qe shpėrblyer tre ditė mė parė nė Prizren, nė festivalin e organizuar nėn patronatin e tij, nėn dirigjimin e tij, nėn komponimet e tij e tė atit e qė kishte performuar nė kafenenė ku kisha pirė kafe orė mė parė nėn tingujt e Medes…



Kur njė mori truprojash, kostumet e tė cilėve vizėllonin, zunė vend e filluan tė shikonin me ca shikime qė duhej tė na fusnin friken, para binės sė ndėrtuar pa shije, pa sens, pa asnjė kriter, nė "sallė" hynė 4 qifte fėmijėsh tė pafajshėm qė i kishin veshur me kostume (qė gjasonin nė statistėt e shfaqjeve amatore tė fshatrave tė sė shkuarės) qe (do duhej te) ishin ushtarė tė Maqedonisė Antike, e qe mbanin ca stiropola qe (do duhej te) ishin mburoja, ca shtiza, ca flakadanė qė digjeshin…



Moderatorja fillimisht falėnderoi tre kryetarėt; u duartrokiten kryetarėt shqiptarė nga publiku shqiptar dhe ai tjetri paksa nga tė tijėt. Pastaj moderatorja vazhdoi tė fliste…pastaj foli njė tjetėr, pastaj dhe njė i tretė qė serish na dėftoi se shteti i tij qe mė i madhi, me i bukuri, me i veēanti, me diē tjetėr…e kur tani me 20 minuta kishin kaluar e menduam se koncerti do tė fillonte, doli Kryetari i shtetit tė atyre qė folėn nė gjuhen e kryetarit tė tyre, e mbajti fjalim 10 minutash dhe me patetik se te parafolesve…



Kishim kaluar pritje 30 minutash ardhjeje Kryetarėsh dhe 30 minuta tė tjerė tė "ditarit propagandistik" dhe mė nė fund Gjeniu Morricone u paraqit. U duartrokit nga i gjithė publiku qė tani me ishte ngritur nė kėmbė …



Gjeniu foli ca fjali nė gjuhėn amtare italiane (pa pėrkthim) dhe falėnderoi Kryetarin Gjorgj-e Ivanov pėr shpėrblimin qė i kishte dhėnė njė natė mė parė.



Vazhdimin nuk e pėrshkruaj dot, se s'mundem, se sapo filloi koncerti, ime bije e unė ikėm diku larg, fluturuam lart nė qiell…dhe disi u kthyem kur pėrfundoi koncerti. Atė qė pėrjetova s'e pėrshkruaj dot, por zgjati pak, vetėm 2 orė. Gjeniu u pėrkul disa herė duke na dhuruar atė qė na dhuroi e qė quhet - madhėshti, e u largua ashtu siē pėrcillet Gjeniu, nėn duartrokitjet qė s'kishin tė ndalur…



Kryetari Topi iku nė gjysmė atdheun tim nė ndėrtesėn presidenciale pėrballė sė cilės kishte performuar Goran Bregovic.



Kryetari Sejdiu iku nė gjysmė atdheun tim ku (ditė mė parė) kishte dirigjuar, performuar, kompozuar e shpėrblyer Ministri i tij i kulturės.



Ministri i Kulturės i njėrės pjesė tė atdheut tim, iku nė Ministrinė e Kulturės pėrballė sė cilės kishte performuar Ibrahim Tatlesis.



Kryetari Ivanov iku nė Shkup, ne kryeqytetin e vendit pa emėr (tė negocionte emrin e shtetit te cilin drejton).



Z. Moricone iku atje ku e kishte vendin - nė pėrjetėsi…



Ime bije, nėn tingujt e "Cinema Paradiso" e me sy nė gjumė, mė tha konstatimin qė e preokuponte: "dil ti babi e largoi kiosqet e kufirit…"



Ndėrsa dhe unė dua tė iki diku…ku ?...as vet nuk e di…

E Premte, 17 Korrik 2009
 


Gjeniu, Ennio Morricone (Gjatė vizitės sė kompozitorit tė famshėm nė Ohėr)
A fle shpirti poetik i poetit…?
Perėnditė, kur besonin nė Amantia.
Gjuha e mėmės, ėshtė i pari element identiteti kombėtar
Ermonela Jaho nė majat e artit operistik
Visar Zhiti, nderohet me njė ēmim prestigjioz letrar "Beqir Musliu"
24-29 Shtator 2009, hap siparin Festivali Folklorik Kombėtar nė Gjirokastėr
Festa e folklorit nė vendin e artistėve
Festivali San Remos dhe mbrėmjet tona klandestine
Dita e Trashėgimisė Kulturore Shqiptare nė Nju Jork nė Shoqėrinė e DJ Ando
Liriku, Lasgush Poradeci dhe rumuni Eminesku, dje sot dhe nė ēdo epokė tė ardhshme
Udhė tė mbarė Blertės, nė rrugėn e pikturės
Stilistja Merita Toēila, zbriti nudot nė telajo
© 2006 Gazeta Ndryshe, Te gjitha te drejtat e rezervuara Powered by WebPhotoPro