STUDIMI
Studimi i shumėpritur, “Enciklopedia e Kurveleshit”
Nga Veledin Abazi Kėto ditė doli nė qarkullim studimi i shumėpritur Enciklopedia e Kurveleshit. Autorėt Nasip...
ne brendesi
STUDIMI
Autobiografia e De Radės
Formulimi autobiografi, jo vetėm si zhanėr nė aspektin formal, por edhe pėr nga teknika, mandej retrospektiva etj., e...
ne brendesi
Reklama
Instituti për rehabilitimin dhe integrimin e personave të dënuar (I.R.I.P.D)
N & P & H Studio Ligjore Ju ftojmë të na shkruani për problemet tuaja, për...
ne brendesi
 
  RUBRIKA
  Suplement
 

Autobiografia e De Radės

Formulimi autobiografi, jo vetėm si zhanėr nė aspektin formal, por edhe pėr nga teknika, mandej retrospektiva etj., e largon atė nga zhanret e tjera tė afėrta me tė, si p.sh. nga ditari, kujtimet apo dėshmitė.



Autobiografia si zhanėr autoreferencial.



Autobiografia e De Radės ėshtė njė tekst autoreferiencial, ku lidhja e subjektit dhe e objektit ėshtė njė. Kjo vėrehet qe nga titulli, tė cilin ky e emėrton si Autobiologji, por qė nė pėrkthimin shqip del si Autobiografi. Autobiografia ėshtė njė zhanėr autoreferencial dhe relacioni me jetėn ėshtė mimetik. Dėshmohet pėr jetėn dhe si zhanėr dokumentues nė tė dominon informacioni (dokumenti) dhe informatori (fiksioni). Dhe, nė pėrputhje me kėrkesat e saj, Auto-Unė, ai qė e shkruan ėshtė pjesė e asaj qė e shkruan. Te De Rada ky zhanėr del nė pėrputhje me kėrkesat zhanrore, ku Jetėshkrimi i tij shkruhet nga vetė autori, mė saktė nga veta Unė. Pra, shkrimi i jetės, apo jetėshkrimi i De Radės nė Autobiografi ėshtė qė nė nismė barazim i subjektit me objektin. Por, De Rada, Autobiografinė e tij e shkroi nė fund tė jetės, qė do tė thotė se ėshtė njė shkrim i kthyer nė retrospektivė.

Shkrimi autobiografik i De Radės pėrbėn njė sistem tė renditur nė mėnyrė kronologjike edhe pse jo i shkruar nė tė njėjtėn kohė. Pjesa e parė dhe e katėrt u shkruan nė vitin 1898 dhe e dyta me tė tretėn nė vitin 1899. Ky shkrim edhe pse i shkruar nė vetėn e parė, si Jetėshkrim ėshtė retrospektiv dhe jep mundėsi pėr njė ngjyrim fiksional. Shkrimi i jetės sė vet, nga De Rada, padyshim se ėshtė objektivizues dhe ėshtė shkrim subjektiv, i cili mėton qė jetėn e vet ta shkruajė nė mėnyrė tė argumentuar por, distanca kohore e gjatė dhe kthimi nė retrospektivė, e ku nė disa raste kėsaj i shtohet edhe ajo se kėtė dėshiroj ta them e kėtė nuk dėshiroj, forcon bindjen pėr njė tekst me situata tė zgjedhura. Zgjedhja e situatave jetėsore sikur nganjėherė shenjon njė pėlqim tė momenteve tė caktuara. E sa do tė dukej ky tekst objektiv tash kur i shtohet edhe kjo? Mos do tė dukej si njė tekst me pjesė tė zgjedhura, ku kėto situata do tė ishin tė barabarta me nga njė biografemė? Pavarėsisht nga kjo, Autobiografia mbetet tekst autobiografik, subjektiv, ndryshe nga zhanret e tjera.

Formulimi autobiografi, jo vetėm si zhanėr nė aspektin formal, por edhe pėr nga teknika, mandej retrospektiva etj., e largon atė nga zhanret e tjera tė afėrta me tė, si p.sh. nga ditari, kujtimet apo dėshmitė. De Rada jep dėshmi personale sigurisht nė kėtė vepėr, por dėshmia e dhėnė nė njė distancė kohe ėshtė nė pėrputhje me idenė themelore tė Autobiografisė sė tij. Me gjithė fiksionin qė ėshtė i pranishėm, aty ngjarja ėshtė e bazuar nė fakte (kėtu ėshtė fjala pėr fillimin e saj), ose referenca ėshtė e bazuar nė dėshmi dhe autori identifikohet me narratorin, qė ėshtė nė pėrputhje me natyrėn e Auto-Bio-Grafi-sė.



Struktura



Qė nė fillim, madje qė nė hyrje tė Autobiografisė, nė: Jeronim De Rada, Vepra letrare 3, Naim Frashėri, Tiranė, 1987, vepėr e pėrkthyer nė shqip nga Jup Kastrati, thuhet se kjo vepėr botohet me shkurtime, e paplotė. Nė origjinal gjithashtu kjo emėrtohej si Autobiologji dhe ishte e shkruar nė italishte. Por edhe si rrėfim jete kjo del e pakryer, sepse nė tė pėrshkruhet jeta e tij vetėm deri nė vitin 1848. Ky ėshtė teksti qė e kemi pėrpara me gjithė njoftimin se "ai kishte dashur qė t'i shkruajė edhe tri periudha tė tjera", por qė ne nuk i kemi. Autobiografia ėshtė e strukturuar nė katėr pjesė, dhe tė gjitha sė bashku pėrbėjnė njė tėrėsi, qė rrumbullakėsojnė njė kohė qė nga lindja e De Radės e deri nė vitin 1848.



De Rada nė jetė dhe nė letėrsi



Tė gjitha shkrimet me pretendime autobiografike nė qendėr tė tyre kanė jetėn si njė shenjues, tė shkruar nga vetė shkrimtari. E jeta si e tillė, nė vete ka njė pėrkufizim mjaft tė gjerė dhe pėrfshin segmente tė shumta e tė ndryshme jetėsore. Por jo vetėm kaq. Jeta e brendshme ėshtė njė karakteristikė tjetėr, njė botė tjetėr, bile edhe mė komplekse, e cila del nė sipėrfaqe vetėm me dėshirėn e autorit.

De Radėn si person nė jetė e kuptojmė nė bazė tė Jetėshkrimit tė tij autobiografik. Nė fillim nuk e kemi fort tė qartė rrugėn qė do ta marrė ky, sepse ky u nėnshtrohet njė sėrė dilemash, qė duken si pengesė nė mbarėvajtjen e jetės sė tij, nga mė tė ndryshmet, por qė mė kalimin e kohės marrin rrjedhėn e vet dhe atij i mbetet qė ta pėrcjellė kėtė rrjedhė. Mos tė harrojmė se De Radėn e kishte rrėmbyer dėshira pėr famė herėt, gjė e cila pati njė ndikim mjaft tė madh. Por, ngjarjet e jetės shkojnė vetėm deri nė vitin 1848 e jo mė.

Me gjithė shmangiet qė mund tė duken nė kėtė tekst, ku mund tė kalohet nga boshti kryesor nė ngjarje tė dorės sė dytė, prapė ato janė nė funksion tė pėrplotėsimit tė ngjarjes kryesore. Kėto shmangie behėn pėr tė qartėsuar mė mirė fillin e rrėfimit, pėr atė qė thuhet. Themi kėshtu sepse nuk mungojnė as situatat kur De Rada stopon. Po mė nė fund, tė gjitha situatat jetėsore, duke mos anashkaluar kėtu as dashurinė, janė tė artikuluara brenda tėrėsisė sė Autobiografisė.



Nė vend tė pėrfundimit



Autobiografia e De Radės ėshtė njė tekst tipik autobiografik dhe i pari si i tillė nė letėrsinė tonė shqipe. Edhe nėse mė parė hasim ndonjė dromcė shenjash autobiografike, ky ėshtė teksti i parė tipik i zhanrit autobiografik. Kjo ėshtė edhe njė shenjė qė De Radėn e bėn tė veēantė nė kohėn e tij dhe dėshmon pėr kulturėn dhe dijen e tij nė fushė tė letėrsisė nė radhė tė parė. Andaj, Autobiografia e tij ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr njohjen mė me themel tė jetės sė tij, tė botėkuptimit tė tij nė rrafshe tė ndryshme, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, qė tė mos mbindėrtohet mbi jetėn e tij nė mėnyrė tė paargumentuar ose tė mitizuar. Nė Autobiografi janė tė mishėruara tė gjitha rrjedhat kryesore tė jetės sė De Radės vetėm deri nė vitin 1848 e jo mė, por qė kjo del e njė rėndėsie gjithsesi tė veēantė dhe ėshtė shembull i mirė nga ana e tij. Megjithatė, rėndėsia pėr studimin e veprės sė tij, apo edhe pėr kėnaqėsi leximi nuk ka pushuar as sot.

Kėshtu pėrfundimisht me anė tė Autobiografisė arrihet qė tė njihet mė mirė jeta dhe veprimtaria e De Radės, si njeri i jetės dhe si njeri i letėrsisė. E ēka sikur kjo tė vazhdonte edhe pas vitit 1848???!!!

E Premte, 17 Korrik 2009
 


Studimi i shumėpritur, “Enciklopedia e Kurveleshit”
Autobiografia e De Radės
Ēfarė na thonė historianėt e lashtė?
Studim nga Flori Bruqi
Vrasja e Dytė e Marko Boēarit
Gjeografia fizike e Sulovės sė Poshtme
Dritėzimi i Gjuhės sė Naimit
“Pse Evropa shkroi pėr tre shekuj mbi 300 libra pėr Skėnderbeun?”
Skėnderbeu e dinte ku ishte Troja
Komploti kundėr shqiptarėve, fillon tė lexohet me Pėrkrenaren e Skėnderbeut
Ngjashmėri Mitesh
Kontaktet e para tė osmanllinjve me perėndimin nė fushėn e gjeografisė dhe mjekėsisė
Simbolizimi i Jin Jangut, harmonia bardh e zi
© 2006 Gazeta Ndryshe, Te gjitha te drejtat e rezervuara Powered by WebPhotoPro