
Nga Veledin Abazi
Kėto ditė doli nė qarkullim studimi i shumėpritur Enciklopedia e Kurveleshit. Autorėt Nasip Meēaj, Xhemil Ēeli dhe Fatmir Toēi ka vite qė e kanė marrė pėrsipėr kėtė nismė tė vėshtirė, po tė vyer. Mė nė fund, nė prag tė 67 vjetorit tė ēlirimit tė Kurveleshit bėnė promovimin e studimit tė tyre. Njė gjetje e bukur e kuptimplotė pėr paraqitjen para lexuesit.
Autorėt qė kur e nisėn atė udhė i kishin tė qarta vėshtirėsitė,po guximi nuk u ka munguar asnjėherė bijve tė kėsaj krahine. Si fillim ata pėrgatitėn njė manual me kriteret kryesore pėr ēdo zė qė do tė pėrfshihej nė kėtė vėllim. E botuan dhe e ribotuan disa herė nė gazetat e kėtyre fshatrave si dhe nė gazetėn Labėria, u bėnė disa herė thirrje kurveleshasve qė tė jepnin mendimet e tyre, tė dhėna e gjithēka i nevojitej njė vepre tė tillė. U grumbulluan mijėra faqe me tė dhėna dhe u pėrgatitėn mijėra skeda para se sa tė fillonte seleksionimi i tyre. Tashmė kushdo qė e lexon, sipas sferave tė interesave, mund tė gjejė njė material tė bollshėm, qė mund ti shėrbejė edhe pėr zgjerim njohurish, edhe si fillim pėr studime tė mėtejshme, apo referencė. Ky studim ishte njė dėshirė mbarėpopullore dhe njė sprovė e suksesshme e autorėve qė meritojnė pėrgėzime. Duke qenė sprovė e parė pėr studime tė tilla, mendoj se pėrligjet edhe ndonjė mangėsi, aq mė tepėr qė kushdo qė sot mund tė ketė sugjerime a pakėnaqėsi kishte mundėsi qė tė jepte ndihmesė mė parė se sa tė botohej libri. Shikuar nė kėtė kėndvėshtrim, secili nga ne ka edhe diēka nga merita, edhe faj pėr aq sa i takon..
Ēdo njeri qė ėshtė i pasionuar pas gjeografisė, nė kėtė vepėr do tė gjejė njė material tė bollshėm pėr male e gryka, lumenj e pėrrenj, kodra e ēaire, pėr llojet e blirėve e tė drurėve, pėr klimėn e tj. Po ėshtė e qartė sė jo gjithēka mund tė shkruhej. Autorėt janė pėrqendruar nė pika karakteristike tė krahinės. Sidoqoftė, nė kėtė kuadėr ende disa toponime duket tė zinin vend si Buronjat e Kuēit, Rrepet e Buronjave, Gjokoni ku gjenden tarraca me gurė mijėravjeēarė,Shpella e Gaēit, ku i strehuan gra e fėmijė gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare, kroi i Kasemit, disa nga mullinjtė mė tė vjetėr e me mė tepėr ndikim si mulliri i Kambere apo ai i Beut e tj, si dhe mali i Papadhisė, Gryka e Zarelit, Mrezhda e Nake e tij, jo thjesht si nocione gjeografike, po edhe pėr ngjarje qė kanė ndodhė dhe kanė zėnė vend nė historinė e fshatit, tė krahinės, apo mė gjerė. Janė toponime qė mbartin histori e domosdoshmėrish mbeten nė kujtesė, ashtu si mbeten nė kujtesė edhe lera nė male qė janė ndėrtuar nė ndihmė tė blegtorisė sė krahinės.
Kushdo qė ka interesa pėr bujqėsinė e blegtorinė nė kėtė vepėr do tė gjejė mjaft tė dhėna edhe pėr llojet e bimėve dhe tė pemėve qė janė karakteristike pėr Kurveleshin, edhe pėr blegtorinė dhe zhvillimin e saj nė periudha tė ndryshme, edhe pėr bujqėsinė e tjer. Nė kėtė rast edhe se ka jo pak materiale, do tė mė dukej me interes tė gjeja edhe emėrtime karakteristike tė bagėtisė,tė veglave tė punės, tė mobilimit tė stanit e tjer.
Kushdo qė ka dėshirė tė thellohet nė tė dhėnat historike tė fshatit apo tė krahinės, aty do tė gjejė pėrsėri njė material tė bollshėm e pikė referimi pėr thellimet e mėtejshme tė tij. Aty gjejmė edhe jo pak tė dhėna pėr historikun e secilit fshat,pėr traditat atdhetare e kulturore,pėr zhvillimin e arsimit, pėr ritet e zakonet dhe evoluimin e tyre nė shekuj, personazhe historikė qė kanė bėrė emėr nė kohėn e tyre e tj. Mospėrfshirja e Tartar Zekės nė kėtė botim-edhe se e paqėllimshme-mund tė jetė njė prej mangėsive tė kėsaj vepre. Ai nė kohėn e tij ka qenė njeri prej tre rapsodėve mė me zė nė Lumin e Vlorės, qė me menēurinė popullore ka bėrė edhe autopsinė e kohės me tė gjitha dukuritė e saj. Po kėshtu, nuk ėshtė e pėrligjur mungesa e Jonuz Rustemit, emri i tė cilit i ka kaluar kufijtė e vendit dhe nė kėngėn popullore ėshtė njė nga emrat emblemė tė shekullit X1X e tj.
Nė manualin e shpėrndarė qė nė nisje tė kėsaj pune autorėt theksuan se nuk do tė bėnin asnjė kapėrcim, pėr tė mos lejuar edhe pakėnaqėsi e qejfmbetje. Duke lexuar librin, vėrejmė se nė disa raste janė tejkaluar tė dhėnat e nė raste tė tjera janė lėnė jashtė faqeve tė librit individė qė i plotėsojnė mė sė miri tė gjitha kėrkesat e paracaktuara. Kėshtu, sipas kritereve tė paracaktuara,
drejtorėt e shkollave nuk do tė zinin vend nė kėtė vepėr. Duke u vendosur 6-7 drejtorė-pa ndonjė veprimtari shtesė tė veēantė, apo edhe zv.drejtorė shkollash -, u jepet e drejta 40-50 drejtorėve tė tjerė qė tė shprehen tė pakėnaqur e mosbesues edhe pėr tė dhėnat e tjera, aq mė shumė kur kanė shpėtuar e dhe pasaktėsi,ku njė mėsues filloreje me arsim tė mesėm cilėsohet drejtor i shkollės sė mesme. Po kėshtu,diku nė listėn e personave me rėndėsi shėnohet ndonjė kryetar kėshilli nė njė fshat, pa asnjė veprimtari konktere mė shumė se tė tjerėt. Ai ėshtė njė kryetar i radhės si qindra tė tjerė, kur tė tjerė kėshilltarė mund tė kenė patur njė veprimtari shoqėrore shumė mė tė pasur. E njėjta gjė ndodh edhe nė disa raste nė sferėn ushtarake, me ndonjė kryetar kooperative bujqėsore, apo specialistė tė sferave tė tjera. Enciklopedia nuk ėshtė vepėr e karakterit politik, ėshtė vepėr shkencore dhe nuk ka arsye qė politika tė futet edhe nė vepra tė tilla. Nė tė tilla studime ka rėndėsi fakti, materiali konkret, saktėsia e tė dhėnave, jashtė ngjyrave politike tė ēastit. Nė enciklopedi faktet jepen pa komente, ato le ti bėjė lexuesi ashtu si e mendon ngjarjen a faktin historik. Dhe nė pėrgjithėsi ėshtė vepruar drejt, duke mos lėnė mė njė anė edhe shumė aspekte, sot shumė tė debatueshme, sidomos pėr luftėn Nacional-Ēlirimtare dhe rolin e grupimeve tė ndryshme shoqėrore nė kėtė periudhė, apo periudhėn e pasēlirimit, pėr figura tė kohės qė kanė bėrė emėr, me tė gjitha anėt e tyre tė admirueshme apo tė dėnueshme. Po nė disa raste edhe autorėt e kėtij vėllimi nuk i kanė shpėtuar tundimit tė politikės. Qoftė pėr arsye tė politikės sė ditės apo pėr nxitim tė paqėllimshėm, lėnia nė harresė e disa figurave tė rėndėsishme tė kohės nuk i bėn mirė as Kurveleshit, as dinjitetit tė kėsaj vepre. Emra tė tille si Halil Leli-ish anėtar i KQ tė PPSh dhe komisar, Xhelal Mema-ish sekretar i parė, Dalan Buzheli, Hetem Nani e tj mendoj se duhet tė kishin vend nė kėtė vepėr, kėrkesė qė ėshtė edhe brenda kritereve tė pėrcaktuara qė nė fillim. Mungesa e tyre nuk pėrligjet. Po kėshtu,nė se e lexojmė me vėmendje tė dhėnat pėr Hetem Gjokutėn apo Abaz Abazin vėrejmė se atyre u ėshtė mohuar detyra e sekretarit tė parė tė kom. Partisė tė rrethit .Pasaktėsi tė tilla gjejmė edhe nė artikullin Varret e dėshmorėve tė Kuēit,ku flitet pėr pėrurimin e tyre nė vitin 1946 nė arat e Dashe ku u vendosėn 57 dėshmorė dhe nuk thuhet asgjė se atje mori pjesė edhe Enver Hoxha, se nė vitin 1970 ato u vendosėn nė Buronja me vendim tė Kuvendit Popullor dhe jo mė 57,po 95 dėshmorė, se u vendosėn edhe shtatė dėshmorė tė luftės me andartėt grekė nė vitin 1914 e tj., tė kėsaj natyre. Asgjė nuk thuhet se pse Kuēit iu dha e drejta qė tė kishte varrezat e dėshmorėve nė fshat,kur gjithė tė tjerėt i kanė nė qendėr tė rrethit.
Ndikimi i politikės sė ditės,me sa duket vėrehet edhe nė njė aspekt tjetėr,nė materialin e paraqitur pėr secilin nga ata qė janė vendosur nė kėtė enciklopedi. Ėshtė vepruar drejt qė Heronjtė e Popullit, nė pėrgjithėsi kanė zėnė njė vend tė dukshėm, edhe me fotot pėrkatėse-ndonėse biografia e tyre nė ndonjė rast mund tė ishte mė e plotė-, po e njėjta gjė do tė ishte mirė tė bėhej edhe me Heronjtė e Punės, Nėnat Heroinė e tj. Nė ndonjė rast ka vetėm njė biografi me data dhe nuk ka asgjė konkrete se pse i ėshtė dhėnė titulli Hero i Punės Socialiste, cilat janė meritat e tij si ndodh me Heronj e Punės Socialiste Mehmet Suli dhe Jazo Malaj.
Qė tė pasqyrohen nė njė vepėr elementet mė karakteristikė tė 15 fshatrave tė njė krahine, nuk ėshtė e lehtė. Pėrpjekja e autorėve pėr tė siguruar sa mė shumė bashkėpunėtorė ka ndikuar pozitivisht pėr ta pasuruar e saktėsuar ēdo element sado tė vogėl. Po tė studioheshin me vėmendje tė gjitha informacionet e kėtyre bashkėpunėtorėve,do tė mėnjanoheshin edhe njė seri dukurish negative.
Sidoqoftė,pavarėsisht nga kėto qė u pasqyruan nė kėtė shkrim,autorėt kanė bėrė njė punė tė lavdėrueshme dhe kanė nxjerrė nė dritė njė vepėr dinjitoze. Ndonjė prej kėtyre mangėsive e sugjerimeve mund tė riparohet nė ribotime tė mundshme.
E Premte, 17 Korrik 2009