|
KSHH: Do tė monitorojmė zgjedhjet parlamentare
Nė njė deklaratė tė shpėrndarė dje pėr mediat nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit thuhet se, "KSHH do tė vėzhgojė procesin parazgjedhor, fushatėn eletorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) do tė monitorojė zgjedhjet e reja parlamentare qė do tė organizohen mė 28 qershor 2009 nė Shqipėri.
Nė njė deklaratė tė shpėrndarė dje pėr mediat nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit thuhet se, "KSHH do tė vėzhgojė procesin parazgjedhor, fushatėn eletorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009 me qėllim qė tė kontribuojė pėr respektimin e votės sė lire tė zgjedhėsve, zhvillimin e zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe demokratike.
KSHH ėshtė nė procesin e akreditimit tė rreth 150 vėzhguesve afatgjatė dhe afatshkurtėr. Vėzhgimi do tė shtrihet kryesisht nė rrethet: Tiranė, Durrės, Fier, Gjirokastėr, Korēė, Kukės, Shkodėr, Vlorė dhe Elbasan. Nė deklaratė thuhet gjithashtu se fushat e monitorimit do tė prekin aspekte tė veēanta tė procesit parazgjedhor dhe tė fushatės zgjedhore, ndėr tė cilat, shpallja e listave pėrfundimtare tė votuesve, regjistrimi i partive politike dhe koalicioneve, pajisja e qytetarėve me kartat e identitetit, respektimi i Kodit tė Etikės nga partitė politike dhe kandidatėt e tyre, etj. KSHH, do tė bėjė tė ditur raportet qė do tė mbajė pėr ecurinė e procesit zgjedhor nė Shqipėri.
E Marte, 28 Prill 2009
|