STUDIMI
Studimi i shumėpritur, “Enciklopedia e Kurveleshit”
Nga Veledin Abazi Kėto ditė doli nė qarkullim studimi i shumėpritur Enciklopedia e Kurveleshit. Autorėt Nasip...
ne brendesi
STUDIMI
Autobiografia e De Radės
Formulimi autobiografi, jo vetėm si zhanėr nė aspektin formal, por edhe pėr nga teknika, mandej retrospektiva etj., e...
ne brendesi
Reklama
Instituti për rehabilitimin dhe integrimin e personave të dënuar (I.R.I.P.D)
N & P & H Studio Ligjore Ju ftojmë të na shkruani për problemet tuaja, për...
ne brendesi
 
  RUBRIKA
  Suplement
 

Takim me shqiptarėt e viseve tė ndryshme nė konakun e ramiciotėve

Mbititull

Takim me shqiptarėt e viseve tė ndryshme nė konakun e ramiciotėve



Titull

Sofra e gjakut



Somar

Bėrthama e kėtij salloni tė sotėm pėrbėhet nga ramiciotėt e Vlorės, por unė vėrej kėtu edhe korēarė, dibranė e kuksianė



Nga Lirim Deda

Nė sallonin e vogėl, plot dritė, me njė vėshtrim vėrej afro tridhjetė vetė. Fytyra tė njohura, por dhe tė panjohura,tė moshuar por edhe tė rinj. Bėrthama e kėtij salloni tė sotėm pėrbėhet nga ramiciotėt e Vlorės, por unė vėrej kėtu edhe korēarė, dibranė e kukėsianė. Gjithsesi, ky takim e kishte njė sebep-na pat marrė malli pėr Agimen gjakovaren dhe pėr burrin e saj nga Ramica e Vlorės, Bako Dervishin. Po na kish marrė malli edhe pėr fėmijėt e tyre. Shpirti urdhėron kėmbėt dhe ja,ne ca lebėr tė hershėm e ca lebėr tė rinj, folėm zemėr mė zemėr me njėri-tjetrin dhe u takuam nė kėtė sallon plot dritė, diku nė qendėr tė Tiranės. Zemrat tona ishin plot e pėrplot me dashuri,por edhe tavolinat nuk kishin mė pakė tė begata. Ngrihet Ylli Dervishi, djali i madh i Bako Dervishit dhe thotė dy fjalė. Nuk u thirra unė, u ftoi sot sofra e gjakut…..Tė ardhurit, siē ndodh nė kėto sebepe, prisnin nė mos njė fjalim,njė ligjėrim mė tė nxehtė. Po ai na ngriti njė dolli pėrsėri pėr sofrėn e gjakut. Nė ballė tė sofrės sė gjakut ishte i ndritshėm e i pastėr si njė nuse labe Rrapo Dervishi. Sytė i shkėndijonin dhe fytyra e larė si njė dritė hėnore,rrėfenin se ishte plot emocione. Foli ēnuk foli pėr Agimen dhe u pėrgjėrua pėr heroin Bako Dervishin, pėr gjeneralin qė e nisi rrugėn e jetės duke braktisur auditorėt e studentit jashtė vendit, pėr tė ardhur nė vendlindje,nga qė dėgjoi njė rėnkim nė thellėsi tė maleve tė Cipinit e tė Cikės. Dhe Bako Dervishi, i ri e plot energji,nuk mund tė rrinte rrugėve e bulevardeve tė Romės, kur Roma kish vėrsulur kundėr maleve tė vendlindjes sė tij hordhitė pushtuese. Fluturoi si shqipe dhe erdh e u radhit mė tė parėt nė ēetat luftėtare,mori pjesė nė aksione me ēlirimtarėt, i ra Shqipėrisė kryq e tėrthor nėpėr betejat e pėrgjakshme nga Vlora nė Pėrmet, nė Dibėr e nė Vishegrad dhe u kthye me fitimtarėt nė ato ditė tė Nėntorit tė paharruar. Erdhi bashkė me njė luftėtare kosovare,me Agimen,qė edhe ajo pat luftuar me armė pėr ēlirimin e mėmėdheut tė Naim Frashėrit e tė Isa Boletinit. Ē’ligjėron o Rrapo Dervishi,qė pas ke qenė poet i lindur, por hallet e atdheut e detyruan tė mohojė thirrjet e shpirtit nėpėr kėngė, teksa duhej t’i shėrbejė tokės si bujku I zemrave tė banorėve tė kėtyre trojeve tė larė me gjak e djersė nėpėr shekuj!Tė dėgjosh ligjėrimet e tua nuk mjaftojnė net tė tėra dimri,nga qė je njė nga flamurtarėt e parė nė Labėri e nė gjithė Shqipėrinė nė luftėrat kryengritėse, kundėr hordhive nazifashiste. Por ti je njėherėsh dhe njė nga arkitektėt e rindėrtimit tė vatanit,ashtu siē je dhe njė nga raca e fisit tė shquar tė Dėrvishajve, tė persekutuar e tė arrestuar, siē ndodhi edhe me babai tėnd, tė paharruarin Dervish. Unė qė tė dėgjoj, e kuptoj se ti sot je i ngarkuar menjė mal me kujtime e brenga pėr Agimen e Bakon, pėr Mevlanin legjendar dhe komandant Bardhoshin, si dhe pėr Turhanin me vulė e Novruzin, komandant korpusi e poet i kombit. Por u lodhe, or vėlla or njeri i shenjtė pėr ata qė as zotin s’e besojnė .Ti qė ishe balli i pėr pjekjeve, balli I udhėheqjes, balli i ndryshimeve e i pėrparimit,pėr vete s’na tha dy fjalė,o i fundit njeri i shenjtėruar mbi kėto troje. Ligjėron Tofik Deda, njė tjetėr djalė vendi, shpirti dhe zemra e tė cilit kanė rrahur e rrahin me rrembat e tokės amtare. Thotė dy fjalė pėr heronjtė e derės sė shquar tė Dervishajve dhe i afrohet njė vajze tė vogėl,nga rrembat e po kėtij oxhaku. I lutet ta mbajė mend kėtė takim dhe nė buzėt e saj tė tingėllojnė kumbueshėm emrat e Mevlanit, tė Bakos, tė Agimes,tė Bardhoshit,tė Turhanite Novruzit.Vashėza, tek diē ēuēurin, me ketė tė mbledhur nė supe, dritohet dhe tund kryet,a thua betohet se do tė ecė nė rrugėt e tė parėve tė saj. Ndryshe nuk ka si tė jetė dhe atėherė Tofik Deda,qė deri tani kish kuvenduar ėmbėl e qetėsisht,ngrihet nė kėmbė dhe pi dollinė pėr brezat qė rrjedhin dhe ecin nė gjurmėt e tė parėve tanė heroikė liridashės e demokrate tė vėrtetė. Kam pranė Ramijen, nusen e ardhur nė Ramicė nga Korēa. Tashmė ėshtė nėnė heroike jo vetėm me rrugėtimin e vet shembullor si qytetare e njė vendi qė i takoi tė thithė nė mushkėritė e saj tė njoma tymin e shtėpive tė djegura,kur moshatarėt e saj nė Evropė deheshin nga era e parfumeve tė zonjave tė atij qytetėrimi, qė kish nėpėrkėmbur liritė dhe tė drejtat e qytetarėve tė tjerė tė botės. Ramija edhe sot Ramija dhe sot shfaqet pėrpara nesh lule e alpeve tona,lule e kėngėve tona,mbase dhe ngaqė fati e nxiti tė dashuronte njė nga fisi rrėnjė i Dervishajve, Novruz Dervishin, bukurinė e topografisė shqiptare, i cili korrigjoi hartat e reliefeve tė mėmėdheut nga Jugu nė Veri. Novruzin, poetin e mėmėdheshėm qė e ndrydhi disa mote kėngėn,meqė atdheu e donte tė drejtonte korrupsionin e Armatės Shqiptare nė Fier e Gjirokastėr. Por Novruzi shpėrtheu nė njė varg botimesh tė suksesshme, duke na dhuruar thesaret e shpirtit smokthinjot, mbase si askush tjetėr me poezi. Dhe Novruz Dervishi, siē ėshtė konciz nė poezi e nė studime edhe nė kėtė takim,nuk zgjatet, thotė vetėm dy fjalė, nė sinkron me fjalėt e Yllit. - Askush nuk na lajmėroi,sot vetvetiu na thirri sofra e gjaku. Dikush ndėrhyri pėr tė saktėsuar se nė Labėri,nė sebepe tė tilla, pėrdoret me denduri sufrani, se sa sofra. Por ligjėrimi i Nokes e kish bėrė efektin dhe “sufrani” i linguistit le tė mbetet nė fjalorin e gjuhės shqipe. Sevo Tarifa qė deri tani kish qėndruar si njė engjėll nė krah tė tė shenjtit Rrapo Dervishi,mik me besė e jetė i Dervishajve tė Ramicės, teksa i ndritnin sytė, ngaqė edhe deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tyre ka qenė fare pranė Agimes dhe Bakos, rrėfen se si punonte deri nė mėngjes Bakoja vetėm e vetėm tė hidhte nė letėr kujtimet e tij, ku figura qendrore tė luftės fitimtare ishin dėshmorėt e Atdheut. Librat e Bakos janė dhe mbeten dėshmi e njė heroizmi mbarė popullor, qė edhe pse dikush sot mundohet tė minimizojė sakrificat dhe vetėmohimin e luftėtarėve tė lirisė, ata do tė prehen nė panteonin e lavdisė sė kombit. Unė hedh vėshtrimin nga Artani dhe e kuptoj se ai e ndien kėtė kėngėzim zemrash pėr fisin e tij tė shquar. Ylli dhe Pėllumbi diē pėshpėritin. Artani ėshtė dhjetė vjet mė i vogėl nga Ylli dhe ja tani prźt njė fėmijė, por teksa dua tė di diēka mė shumė pėr tė,dėgjohet zėri i Xhafer Pecit. Edhe ky njė pionier partizan, nga ata kuciotėt qė u lidhėn me lėvizjen nacional ēlirimtare qė nė ditėt e para dhe pėrshkruan me beteja krejt mėmėdheun deri sa arritėn nė Vishegrad. Xhaferri rrėfen sesi Mevlan Dervishi,kėtė djalė bashkė me Birēe Sinematin, i mirėpriti me njėsitė partizane dhe ja,ky nuk e harron kurrė legjendarin e Smokthinės e shprehet me mallėngjim pėr takimet me tė edhe nė ditėt e sotme dhe do tė donte qė pikėrisht ai sot sėrish nė krye tė sofrės tė gjakut. Por mosha bėn punėn e vet dhe nga Mevlani na ka ardhur vetėm njė mesazh-Duajeni Shqipėrinė, qė tė duani gjakun e fiseve tona. Impresionuese pėr ne tė pranishmit ishin rrėfimet e Xhafer Pecit, i cili edhe pse komandant batalioni nė Brigadėn e I S,me Bakon ka marrė pjesė nė luftė pėr ēlirimin e Tiranės, nė Dibėr e mė nė fund nė Delvinė pėr t’u takuar me gjeneralin e ardhshėm nė Akademinė Frunxe, nė ish BS.

Sofra e gjakut

Akoma nuk e di kush na thirri atė ditė tė pa harruar-YLLI, Pėllumbi, apo Artani, apo tė tre bashkė, apo mos vallė ishim ne qė i thirrėm ata, paēka se disa patėn ardhur nga rrethe tė largėta. Peti Novruz Dervishi, mes tė tjerėve,tha se fisi ėshtė si plisi ai bleron se ruan vlagėn nė rrėnjė dhe vetėm kur plugohet do tė thahet bari i gjelbėrt. Kaq tha ai por ne e kuptuam se pėr deri sa midis nesh tė mos prekė plori i ndasive krahinore e sidomos partiake qė e kanė copėzuar Shqipėrinė pėr tė pėrvetėsuar parcelėn tė tokės mėmė, tė tė gjithė shqiptareve kurrsesi nuk mund tė cenohet uniteti i kombit siē dėshmoi dhe takimi i sotėm, ku sofra e gjakut kish bujtuar bij e bija nga e gjithė Shqipėria. Se sofra mė e lavdishme e gjakut ėshtė ky mėmėdhe qė trashėguam me Kosovėn e Ēamėri, me Dibėr e Delvine me Mitrovicė e Vlorė.





E Hene, 19 Janar 2009
 


Miqėsia shqiptare vlerėsohet nga hebrenjtė
Takim me shqiptarėt e viseve tė ndryshme nė konakun e ramiciotėve
Trimėria ēame pėrballė dredhisė greke
Proseku në kurorën e virtyteve mirditore
Fisi Dervishi fisnik në tre breza
Mall dhe emocione pas 31 vjetësh
Martesa Ecnim, dhëndërri dhe nusja...po krushqit!?
Nënat dhe vajzat e lirisë
Dasmë Shkodrane në Minetonka?
Familja Lamaj, vatër e zjarrtë patriotike
Vallja e lumtur
Gjergj Fishta - klerik, diplomat, atdhetar (1871-1940)
Shtatë urat e Urës Vajgurore
© 2006 Gazeta Ndryshe, Te gjitha te drejtat e rezervuara Powered by WebPhotoPro